Nëna e Arbanës ka vërejtje për veshjet e saj në prime-t e BBV-së, “Fustanet shumë të shkurtra dhe të hapura”

  • E.K /
  • 07 March 2023 - 10:17
Nëna e Arbanës ka vërejtje për veshjet e saj në prime-t e BBV-së, “Fustanet shumë të shkurtra dhe të hapura”

Arbana Osmani ka dhënë një intervistë, ku ka treguar për veshjet që ajo vesh në primet e “Big Brother Vip Albania”, raporton “Kosova Sot Online”.

Arbana tha se veshjen ua tregon mikeshave dhe mamasë, por kjo e fundit ka disa vërejtje.

Ajo tha se nëna e saj e kritikon pasi vesh shumë fustana të shkurtër.

“Të gjithë kanë qejf ta dinë ça do vesh dhe ua dërgoj veshjen, ua dërgoj zgjedhjen Lorit, Sarës, Xhemit, mamit, e ndaj me shumë miq. Por mamit nuk ia dëgjoj fjalën (qesh). Më këshillon: Pse moj mam nuk vesh ca fustane të bukura zonjash? Për mamin fustanet janë gjithmonë shumë të shkurtra, shumë të hapura. I pëlqej shumë me kostum”, tha Arbana teksa edhe Argjira e komplimentoi duke i thënë se kostumi i shkon vërtet shumë.