Fotinia e thotë troç: Me babain s’flas që 8 vjet

  • A.P /
  • 10 March 2023 - 17:04
Fotinia e thotë troç: Me babain s’flas që 8 vjet

Fotinia është bërë pjesë e “Big Brother VIP2”, për herë të dytë, pasi dikur edhe kishte fituar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo ka folur për familjen e saj, për babain e saj të dhunshëm, i cili tani ka krijuar një jetë të re me një grua tjetër. Fotini tregon se kur ka hyrë në “Big Brother” disa vite më parë, ka pasur plot 31 milionë lekë borxh.

 

Ajo shtoi më pas se ka 8 vjet që nuk flet dhe as nuk dëgjon për babin e saj, për të cilin thotë që më mirë të mos e kishte pasur.

“Unë që jam kjo që jam, kështu si jam, jam vetëm prej asaj. Babain nuk e kam pasur në jetën time. E kam pasur deri në një moshë, 13 vjeç, por më mirë të mos e kisha pasur. Unë dhe vëllai kemi parë shumë gjëra që na kanë vrarë. Të gjitha këto i kam vuajtur deri në një moshë madhore, se e ke parasysh si çdo gocë shikon shoqet me baballarët e tyre.

Babi ka krijuar jetë tjetër me një zonjë, grua. Ndërsa mami im kurrë, nuk e ka menduar. Kjo ka qenë një nga plagët më të mëdha në jetë. Të gjitha këto i kam kthyer në forcë. Ato që kam jetuar, nuk dua kurrë të sjell në jetë një fëmijë që t’i jap këto gjëra. Kurrë. Edhe një zënkë të vogël të kem me partnerin, mos t’i dëgjojnë.

Sa gjëra kemi parë unë dhe vëllai në shtëpi. Vija nga kursi, vëllai nga sporti dhe gjenin mamin dhe babin duke u zënë, babi duke e goditur. Vëllai im kalama futej në mes t’i ndante. Gjëra që nuk do i harroj kurrë. Kur isha në Big Brother, vëllai ka qenë në burg për shkak të një problemi familjar që u krijua midis babait. Ky donte të na nxirrte nga shtëpia.

Kur jam futur në Big Brother kam pasur 31 milionë lekë borxh që i mora për vëllain. Sa gjëra. Shumë raste jam ndjerë si babi i shtëpisë, e vogël dhe kisha shumë përgjegjësi. Kur kam marrë lekët, hera e parë që kisha aq lek në jetën time.

Me vërtete e fitova Big Brother, por siç i mora, ashtu i dhashë lekët. Po mos t kisha fitur Big Brother, unë sot do isha akoma me borxhe. Më ka dashur shumë Zoti.

Nuk është shumë e lehtë ta kesh babain gjallë dhe të bëjë kështu gjërash. Kam 8 vjet që nuk e kam parë dhe dëgjuar. Herën e fundit që jemi takuar ka pasur vetëm sherre. Nuk mundesha më.

Mami nuk e ka merituar kurrë, njeriu më punëtor, më perfekt në botë. Ajo grua është përfekte”, tha Fotini.


(Kosova Sot Online)