Cansu reagon për herë të parë pasi u raportua se kishte humbur

  • A.P /
  • 13 March 2023 - 14:55
Cansu reagon për herë të parë pasi u raportua se kishte humbur

Aktorja e njohur për shikuesit shqiptar nga seriali i Ezel, Cansu Dere, fillimisht u raportua e humbur ndërsa më vonë mediat publikuan pamje të saj ku shihej duke ndihmuar të prekurit. Cansu, e cila jetonte në zonën e prekur vet nuk ka reaguar deri sot lidhur me raportimet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Megjithatë, së fundmi ka qenë vetë aktorja që i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve, duke kontaktuar me mediat dhe duke deklaruar se është mirë dhe kishte vendosur vetë të qëndronte e tërhequr nga vëmendja publike.

“Nuk ishte qëllimi im të shqetësoja dhe të trembja askënd. Unë nuk jam dikush që përdor shumë rrjetet sociale. Instagrami më shërben si një album ku ndaj momentet e mia të lumtura”- u shpreh Cansu për “CNN Turk”

(Kosova Sot Online)