Luizi tregon sa fëmijë ka dëshirë të ketë: Djali është mirë kur është në shtëpi me motra, se bëhet më i ndjeshëm

  • E.K /
  • 27 March 2023 - 13:37
Luizi tregon sa fëmijë ka dëshirë të ketë: Djali është mirë kur është në shtëpi me motra, se bëhet më i ndjeshëm

Luizi në një bisedë me banorët ka treguar për planet e tij me Kiarën për fëmijë dhe se sa fëmijë ka dëshirë që të ketë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Luizi tregoi se ka dëshirë që të ketë dy vajza dhe një djalë.

“Unë do doja 2 vajza 1 djalë, se dhe djali është mirë kur është në shtëpi me motra, se bëhet më i ndjeshëm.

Dy gjëra i kam thënë Kiarës, o do e mbushim shtëpinë me çuna e të mbajmë ty si mbretëreshë, ose do e mbushim me goca dhe të më mbajnë mua si mbret.

Unë mbaroj për vajza, ia kemi gjetur dhe emrat. Një emër Lori se kështu e do Kiara, emri tjetër Katalea.

Ndërsa djalit do ja vendosim emrin e një prej banorëve të BBVip, për shembull Amarildo,” tha Luizi duke qeshur.

(Kosova Sot Online)