Lexoni edhe:
'Big Brother Albania VIP' vendos t’i tregojë banorëve për ngjarjen e fundit
Për lidhjen që është krijuar në shtëpinë e Big Brother, atë të Luizit dhe Kiarës, ka folur Beniada Nishani, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
'Big Brother Albania VIP' vendos t’i tregojë banorëve për ngjarjen e funditLexoni edhe:
Ajo thekson se e ka parë në disa momente Kiarën e ftohtë, por kjo justifikohet pasi aty brenda krijohen siklete dhe se krijimi i një çifti para miliona syve të publikut nuk është e kollajshme, kjo është dhe arsyeja pse Beniada nuk do krijonte kurrë një lidhje brenda Big Brother.
"Në disa momente na kanë pëlqyer shumë, në disa e kam parë Kiarën pak më të ftohtë, po duhet të kuptojmë dhe sikletin, të rish aty brenda si çift nuk është e kollajshme, unë për shembull nuk do isha lidhur asnjëherë me një banor aty brenda se ke sikletin që të shohin njerëzit, kur puthesh, je shumë e kritikuar, por mendoj që kjo lidhje do shikohet më mirë jashtë kur të dalë Luizi, por tani të shkretat ne çfarë mund të themi", tha ajo.
(Kosova Sot Online)