“Ke ardhur si kërmilli me jargë", Dea: Mos i ndrysho fjalët se dukesh i paqëndrueshëm

  • E.K /
  • 06 April 2023 - 11:18
“Ke ardhur si kërmilli me jargë

Banori i BBV-së, Bledi, ka komentuar lojën e Deas brenda shtëpisë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Dea ka ardhur deri në këtë pikë si kërmilli, vetëm “me jargë e me skuthlliqe”.

Kurse, Dea i tha që ai ka thënë që është luftëtare dhe kërkoi të mos i ndryshoj fjalët.

Në fund, ajo ju drejtuar Bledit, duke i thënë se nuk ka dëshirë të flas me të.

“Ke ardhur si kërmilli. Ke ardhur me fuqitë e tua, me forcën tënde por ke ardhur si kërmilli, me jargë, me skuthlliqe”, i tha ai.

“Ti the ke ardhur si luftëtare, je e vetmja e fortë këtu. Mos i ndrysho fjalët se dukesh i paqëndrueshëm”, iu përgjigj Dea.

Bledi: Këto t’i ka thënë Olta, mos i ngatërro komplimentat të lutem!

Dea: Nuk kam qejf të bisedoj me ty

(Kosova Sot Online)