Pse u nda nga Blero - tregon për herë të parë Afrona Dika

  • A.P /
  • 09 April 2023 - 14:17
Pse u nda nga Blero - tregon për herë të parë Afrona Dika

Për herë të parë që pas ndarjes nga Blero, ka folur  Afrona Dika, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas saj lidhjet në distancë nuk funksionojnë për një kohë të gjatë.

 

Derisa thotë se tanimë është e lumtur, jeton me dashurinë e saj dhe tregon se tani është “Hënë e Plotë”.

Afrona Dika: Dashuria zvogëlohet, larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj se një lidhje në distancë mund të shkojë vetëm për një kohë të shkurtër, jo për një kohë të gjatë sepse ti nuk e ke atë personin pranë që duhet ta kesh në çdo aspekt të jetës, kur je mirë e kur je keq, ajo është e nevojshme. Secili prej nesh, sidomos ne femrat që jemi pak të ndjeshme dhe pak delikate si natyrë, na duhet një mashkull afër që ne na mbështet, na përkrah, në të gjitha aspektet e jetës dhe këtë nuk e kisha më, prandaj erdhi deri këtu ku jam tani. Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë.

(Kosova Sot Online)