Ish- bashkëshorti i Rudinës: Kam një vit pa e parë vajzën, do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt

  • E.K /
  • 10 April 2023 - 10:40
Ish- bashkëshorti i Rudinës: Kam një vit pa e parë vajzën, do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt

Aktorja, Rudina Dembacaj dhe ish - bashkëshorti i saj janë përfolur shpesh se çfarër raportesh kanë prej se janë ndarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Aleksandër Varfaj, i cili duket se nuk ka kontakt me vajzën e tyre, Viktorian.

Këtë e ka lënë të kuptohet vet ai përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai ka treguar se ka 1 vit që nuk e ka parë dhe përqafuar vajzën e tij.

Ai ka shkruar se e ka marrë malli shumë për vajzën e tij, duke thënë se kur të rritet do ja sqaroj shumë gjëra asaj.

“Një vit pa të puthur. Do të rritesh e do të sqaroj gjëra që nuk ia uroj askujt.Më ka marrë malli,”-shkruan ish-partneri i Rudinës në Instagram krahas një fotoje me të bijën.

(Kosova Sot Online)