Kristi: Me 10 mijë euro nuk mund të bësh asnjë gjë

  • A.P /
  • 17 May 2023 - 14:09
Kristi: Me 10 mijë euro nuk mund të bësh asnjë gjë

Për eksperiencën e tij në Big Brother Vip Albania 2, foli sot Kristi Aliaj, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ish-banori i BBV fitoi çmimin e dytë, 10 mijë euro, ndërsa çmimin e parë e mori këngëtari Luiz Ejlli.

 

Gjatë një interviste, Kristi tha se 10 mijë eurot që fitoi nuk janë një shumë e madhe dhe se sipas tij me to nuk mund të bësh asnjë gjë.

Sipas tij këto para nuk janë asgjë, para sakrificës që ka bërë brenda “Big Brother”.

Me shaka në studion e emisionit u tha se me ato para, mund të kalosh një natë tek ndonjë hotel.

(Kosova Sot Online)