Luizi e përshëndeti në koncert nga Amerika, Kiara reagon në formë unike

  • E.K /
  • 12 June 2023 - 12:38
Luizi e përshëndeti në koncert nga Amerika, Kiara reagon në formë unike

Kiara Tito ndodhet në Turqi për xhirimet e emisionit “Kepi i Tundimeve VIP”, kurse Luiz Ejlli nga ana tjetër është në Amerikë në koncertet e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një koncert, Luizi teksa bashkëbisedonte me publikun, ai i dërgoi një përshëndetje Kiarës, duke u shprehur se e dinte që videot e tyre do të shpërndaheshin e ajo do ta shikonte këtë moment.

Kurse, Kiara e ka shpërndarë në InstaStory duke etiketuar Luizin dhe ka vendosur një zemër të kuqe.

(Kosova Sot Online)