Luizi dhe Olta 'kapen mat' në park

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 13:57
Luizi dhe Olta 'kapen mat' në park

Pas përfundimit të eksperiencës në ‘Big Brother VIP Albania’, Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë bashkuar për një projekt filmik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ata vijnë tashmë si burrë dhe grua.

 

 

Kjo ka krijuar mjaft interes te publiku dhe së fundmi janë publikuar edhe momente nga xhirimet në Parkun e Tiranës.

Ky film do të jetë një komedi romantike, që shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Dhe titulli i këtij filmi është frymëzuar nga shprehja e tij e famshme brenda shtëpisë; “në kuadër të lojës”.

“Në kuadër të dashurisë” do të nisë xhirimet këtë muaj në qytetin e Korçës.

(Kosova Sot Online)