Don Xhoni reagon për miqësinë e tij me Butrintin: Mos u merakosni shumë

  • E.K /
  • 07 July 2023 - 17:17
 Don Xhoni reagon për miqësinë e tij me Butrintin: Mos u merakosni shumë

Këngëtarët, Don Xhoni dhe Butrint Imeri, së fundi janë komentuar shumë për raportet e tyre miqësore, përcjell "Kosova Sot Online".

Kjo pasi është raportuar se dyshja në fjalë kanë prishur raportet e tyre miqësore.

Butrinti festoi ditëlindjen pak ditë më parë, me shumë të ftuar, por që në këtë festë mungoi Don Xhoni.

 Ata mandje edhe hoqën njëri-tjetrin nga ‘Instagrami’.

E së fundmi, Don Xhoni ka bërë një reagim në ‘Instagram’.

“Mos u merakosni shumë”, ka shkruar teksa shfaqet i buzëqeshur.

(Kosova Sot Online)