Rita Ora sjell pamje nga xhirimet e “The Voice Australia”: Mezi pres të shoh talentët e këtij viti

  • S.A /
  • 03 August 2023 - 08:45
Rita Ora sjell pamje nga xhirimet e “The Voice Australia”: Mezi pres të shoh talentët e këtij viti

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Rita Ora, është përzgjedhur për të tretin vit radhazi si trajnere e “The Voice Australia”, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ajo do të jetë në juri me Jessica Mauboy, Guy Sebastian dhe Jason Derulo, pas largimit të Keith Urban.

Krijuesja e hitit “Anywhere” ka shfaqur emocionet e saj pak ditë para nisjes së këtij spektakli.

Me fotografi të ndryshme nga xhirimet, biondja ka bërë të ditur se mezi po pret t’i shoh talentët e këtij viti.

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Rita Ora

“Unë po vij. Më pëlqen të jem në Australi, njerëz jeni shumë argëtues. Mezi po pres të shoh talentët e këtij viti”, u shpreh 32 vjeçarja.

Në këtë set fotografik, ajo vjen me një fustan ngjyrë portokalli në rozë si dhe një palë taka të tejdukshme.

Dukjen e kompletoi me një grim më të theksuar, doreza të ngjashme si dhe aksesorë ari.

Shfaqja është rikthyer për sezonin e 12-të, gjersa edhe këtë vit do të ketë talentë të shumtë e surpriza për shikuesit.

“The Voice Australia” do të nisë më 6 gusht në Channel 7 dhe 7plus.

https://www.instagram.com/p/Cvc8m43tQfj/?img_index=1

(Kosova Sot Online )