Fero: Gruan time tani e dua 200 herë më shumë

  • A.P /
  • 03 September 2023 - 09:55
Fero: Gruan time tani e dua 200 herë më shumë

Pas skandalit që përfshiu javë më parë reperin Fero dhe Arbenita Ismajlin, ku u raportua se e dhunoi dhe kërcënoi, tani gjërat kanë ndryshuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Fero ka treguar se është penduar për të gjitha veprimet e këqija që ka bërë.

 

“Nuk është turp me kërku falje por turp është që të përsëritësh gabimin. Iu kërkoj falje të gjithë njerëzve që iu kam bërë padrejtësi.”

Ai u shpreh se tani e do bashkëshorten e tij 200 herë më shumë sesa më parë.

“E kam dashur nënën tim, e kam dashur familjen time. Ndoshta nuk kam ditur se si të sillem me familjen time me nënën tim dhe njerëzit, por islami tani më ka mësuar që të jem shembullorë. Tani që e kam kuptuar fenë tanë nëse nënë time e kam dashur një herë tani e dua 100 herë, nëse gruan time e kam dashur 2 herë tani e dua 200, nëse babin tim e kam dashur 3 herë tani e dua 300 herë. Çdo njeri që kam dashur një herë tani mu ka rritur edhe 100 herë dashuria për të”, është shprehur Fero.

Image

(Kosova Sot Online)