Almeda dhe Tolgahan gati për të jetuar në Shqipëri

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 14:03
Almeda dhe Tolgahan gati për të jetuar në Shqipëri

Modelja dhe moderatorja e njohur Almeda Abazi prej vitesh jeton dhe punon në Turqi së bashku me bashkëshortin, aktorin Tolgahan Say dhe dy fëmijë e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mirëpo së fundmi çifti kanë vendosur që të “braktisin” Tuqinë dhe të zhvendosen për të jetuar në Tiranë.

 

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori teksa së fundmi gjatë një interviste për mediat turke.

“Nëse punon në televizion, një pjesë shumë të rëndësishme të jetës tënde e kalon në xhirime. Për këtë arsye kam hyrë në produksion. Ka pasur raste që kam qenë shumë i stresuar, por kjo nuk duhet të perceptohet si mosmirënjohje apo ankim”, u shpreh Tolgahan.

Vendimi i çiftit për t’u larguar nga Turqia erdhi pas tërmeteve me magnitudë 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmara më 6 shkurt, sipas medias “Cnn Turk”.

Megjithatë, aktori u tha gazetarëve se do të vizitojë shpesh Turqinë.

“Gjashtë muaj të vitit do të jem në Shqipëri dhe gjysmën tjetër në vendin tim, tani është më afër se Antalia me avion. Do të më shihni shpesh sikur të mos kisha ikur kurrë. Nuk e kam mbyllur ende shtëpinë tonë në Stamboll. Tani kam shtëpi në dy shtete”– tha aktori.

Image

(Kosova Sot Online)