Gold AG ndalohet nga Policia e Greqisë: Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend

  • E.K /
  • 14 October 2023 - 15:10
Gold AG ndalohet nga Policia e Greqisë: Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend

Këngëtari ,Gold AG, ka njoftuar se pasi ka arritur pak pas mesnate në Athinë, është ndaluar nga policia e Greqisë dhe e kanë mbajtur të mbyllur deri sot në mëngjes, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se arsyeja e vetme janë këngët e tij dhe thotë se ia kanë ndaluar hyrjen në Greqi.

Gold AG iu ka kërkuar falje dashamirëve të tij që do të ishin prezent në koncertet e tij.

Njoftimi i plotë:

Lajmërim për shqiptarët në Greqi

Mbrëm rreth orës 1:00 pas mesnate arrita në Athinë.Në kontrollën e pasaportave u ndalova nga policia greke dhe më mbajtën të mbyllur deri në mëngjesin e sotëm.Arsyeja e vetme ishin këngët e mia dhe ma bënë ndalesë hyrjen në atë vend.Ju kërkoj falje krejt atyre dashamirëve që do të ishin sonte e nesër prezent në koncertet e mia.Shpresoj që shihemi herav tjera.Kushdo që ka spiunu dua ti them me pak fjalë: Jemi burgos historikisht, kemi vdekë nga rrahjet e torturat ,por emra nuk kemi qit.E tash pa na rreh kërkush e qesim njëri tjetrin në gracka për fitime personale.Jam mësuar se kam s’pari kështu, dhe do vazhdoj se …

S’JAM FAJTOR SE JAM SHQIPTAR

(Kosova Sot Online)