Aurela Gaçe sot feston ditëlindjen: Më shumë se kurrë i uroj vetës jetë të gjatë që të jem pranë familjes time dhe miqve

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 14:55
Aurela Gaçe sot feston ditëlindjen: Më shumë se kurrë i uroj vetës jetë të gjatë që të jem pranë familjes time dhe miqve

Për ikonën e muzikës shqipe Aurela Gaçe, kjo e hënë ka aguar me festë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Pikërisht sot artistja e njohur, më në formë se kurrë feston ditëlindjen e 49.

Me këtë rast, ajo ka pranuar qindra mesazhe urimi nga familjarë, miqë e fansa të saj.

 

Derisa në llogarinë e saj sociale ndër të tjera ka shkruar: Prandaj më shumë se kurrë, sot, i uroj vetës JETË TË GJATË, që të jem pranë familjes time, miqve e mes jush dashamirës të pasionit tim.

Postimi i plotë pa ndërhyrjen e redaksisë:

"Sot, 49 vite më parë, Bulja e Agimi u gëzuan me fëmijen e parë !  Isha unë😅.
Erdha në jetë  në 3 të mengjesit mbas 3 ditesh vuajtje të mamit tim .
Fëmijêri tê bukur, mes njerezve më të  dashur, me  familjen time,me gjyshêr, shumë kusherinj e familje tê madhe.
Tani  mbas kaq vitesh ne skene e intervista , ju e dini êndŕren, perpjekjet etj etj.
Nuk do tê ndalem aty ,tek êndrra,as tek karriera. 
Absolutisht!
Jo se nuk është e rendesishme, pasi luftova çdo dite e patjeter mê dhemb e më lumturon njësoj si çdo njeri që lufton pêr  veten, në çdo profesion qê zgjedh .
Në kêtê dite , dua thjeshtê ti luten Zotit të më lêrê kêtu pêr shumë vite 
Arsyeja shumë e thjeshtë. 
Si çdo prind. Si çdo nënë  pa më te voglin pêrjashtim,  edhe unë dua të jem pranë familjes time sa mê gjatë ,tê rris, të shijoj rritjen e vajzave , të jem prane tyre në të mirë e në të keq.  Njësoj siç prinderit e mij ishin e jane me edhe pêr mua. 
Edhe pse kam krjiuar familjen time, perseri kam nevoje per prinderit e mij, motren e vëllanë. 
Në fund të fundit, secili nga ne vjen në jetë me një qëllim.  Fillimisht, mendoja se qëllimi im ishte vetêm muzika. 
Sot , besoj se secili nga ne  në muzike ,sado i madh ose i vogël, êshtë i zëvêndësueshëm.  Ose, më saktë, bota  e artit eshtê kaq e madhe ,kaq e gjerë sa  gjithmone ka vend pêr secilin shpirt që vjen e shkon në kete jetë.  Ama, ngelesh e pazëvêndësueshme si nëna që u dhe jetê nga jeta jote fëmijëve tê tu !
Besoj se më e rëndësishme se cdo gje tjeter,  ështê familja.  Sot, nê kêtë ditë  e besoj,  se qellilimi im eshte të jem njeri, të mësoj femijët e mi të duan jeten  veten, të tjerêt.
Bota ëdhtë bêrê e egêr ! 
Ose  kështu ka qënë,por ne kemi sfidat tona e ashtu na duket,sikur janê shtuar më shumë.
Prandaj më shume se kurrë, sot, i uroj vetes JETË TË GJATË, që të jem pranë familjes time,miqve e mes jush  dashamires të pasionit tim. 
E zgjata shumë  shumë. E di.
Por kjo jam unë.
Mbase pak tepêr pêr kete kohë ku duket sikur ndjesitë janê venitur. 
Por, kjo jam unê!".

Image

(Kosova Sot Online)