Neki Emra me këngën 'Heroi im' pretendent kryesor për ta fituar 'Festivalin e Këngës'

  • A.P /
  • 28 October 2023 - 15:34
Neki Emra me këngën  'Heroi im' pretendent kryesor për ta fituar 'Festivalin e Këngës'

Juria profesionale e Festivalit të Këngës në RTK, i ka përzgjedhur këngët finaliste, të cilat sonte synojnë të fitojnë trofeun e këtij festivali, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në mesin e këngëve pjesmarrëse spikat kënga "Heroi im", e cila vjen me interpertim të shkëlqyer nga Neki Emra, i cili është njëri nga pretendentët kryesor për ta fituar edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK.

 

Kjo këngë ka zgjuar emocione te publiku, pasi trajton temën e babait, të cilën në realitet Neki ia kushton babait të tij.

"Sonte do ta synojmë fitorën secili nga ne në skenë, e unë do të jem më i fortë, po ndihem vet i dyti shpirtërisht në skenë, ngase e di që Heroi im do të më përcjellë në anën tjetër të ekranit, edhe pse nuk do të mund të jetë në sallë për shkak të rethanave", ka potencuar Neki Emra ndër të tjera.

Në vijim shijoni interpretimin fantastik të Neki Emres me këngën "Heroi im" mëtuese kryesore për ta fituar  Festivalin e Këngës në RTK.

(Kosova Sot Online)