Babai i Rita Orës del me reagim pasi vajza e tij u fotografua përkrah Gjokoviqit

  • A.P /
  • 30 October 2023 - 14:46
Babai i Rita Orës del me reagim pasi vajza e tij u fotografua përkrah Gjokoviqit

Finalen e Kampionatit Botëror të ragbit në Paris, së fundmi e ndoqi nga afër ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Rita Ora, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waitit, por në disa momente artistja nga Kosova u pa edhe pranë tenistit, Novak Gjokoviq.

Shoqërimi i saj me tenistin serb ka ngjallur zemërim dhe reagime të shumta tek shqiptarët.

 

Kjo ka bërë që në një mënyrë të reagoi edhe babai i autores së “You&I”, Besnik Sahatçiu përmes një postimi në Facebook.

Ai ka postuar disa foto të Ritës nga një kënd tjetër i ulëseve ku ajo po qëndronte dhe shihet në krahët e partnerit të saj, Taika.

“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke i mbështetur All Blacks”, ka shkruar babai i Ritës në postim ku shihen lajme të shkëputura nga disa media botërore.

(Kosova Sot Online)