Ganimete Jashanica: Në mahallën ku jemi rritur fëmijët e lagjës janë dashur sikur të jenë të familjes

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 12:14
Ganimete Jashanica: Në mahallën ku jemi rritur fëmijët e lagjës janë dashur sikur të jenë të familjes

Këngëtarja e njohur Ganimete Jashanica vazhdon të jetë aktive në skenë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Në një intervistë të dhënë së fundi për Programin e mëngjesit, ajo ka folur për shumë gjëra rreth jetës dhe karrierës.

 

Në pyetjen e moderatorit: Thuhet se vitet e fëmijërisë janë më të ëmblat, na kujtoni ndonjë ngjarje për të cilën edhe sot ke nostalgji nga vendlindja?

Këngëtarja e njohur Ganimete Jashanica, ndër të tjera ka theksuar se "Në mahallën ku jemi rritur nuk kemi krijuar kurrë probleme, fëmijët e lagjës janë dashur sikur të jenë të familjes. Kemi pasur raporte të shëndosha".

"Unë kam lindur dhe jam rritur në Prishtinë, por kemi ditur të luajmë me gurë, me pllaka e lojëra të ndryshme. Janë gjëra që është shumë e vërtetë që të kap nostalgjia. Në mahallën ku jemi rritur nuk kemi krijuar kurrë probleme, fëmijët e lagjës janë dashur sikur të jenë të familjes. Kemi pasur raporte të shëndosha. Më mungojnë ato periudha kur prindërit i kisha gjallë, kur na donin, na çmonin e na udhëzonin. Unë kam përshtypjen se ato periudha nuk po kthehen kurrë më pasi tani fëmijët nuk luajnë në lagje dhe nuk i bëjnë ato lojëra që i kemi bërë ne. Kam nostalgji shumë të madhe për fëmijërinë", ka deklaruar ndër të tjera Ganimete Jashanica.

(Kosova Sot Online)