Vesa dhe Big Basta të zhgënjyer nga Festivali i RTSh-së, kanë disa fjalë

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 10:36
Vesa dhe Big Basta të zhgënjyer nga Festivali i RTSh-së, kanë disa fjalë

Pjesëmarrës në edicionin e 62-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ishte edhe çifti Vesa Luma dhe Big Basta me këngën e tyre “Mbinatyrale”, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ata përmes një reagimi në rrjetin social “Instagram”, kanë shprehur pakënaqësitë dhe komentet e tyre rreth këtij festivali.

Në postimin e tyre thuhet se do të kishin pasur dëshirë të kishte pasur transparencë në këtë vit.

Tutje, në postimin e tyre thuhet së kënda e tyre “Mbinatyrale” është kënga e vetme e Festivalit që po këndohet.

(Kosova Sot Online)