Alban Skenderaj reagon për vetëvrasjen e 41-vjeçares që u bullizua në TikTok: Jam i shokuar

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 12:50
Alban Skenderaj reagon për vetëvrasjen e 41-vjeçares që u bullizua në TikTok: Jam i shokuar

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në Durrës ditë më parë ka troditur të gjithë, ku një nënë 41-vjeçare, edyshohet se i dha fund jetës pas presionit të madh nga bullizmi i ushtruar nga kolegët e saj në punë, të cilët kishin hapur një llogari në TikTok vetëm me qëllimin për ta tallur, transmeton “Kosova Sot Online”.

Shumë figura publike kanë reaguar lidhur me këtë ngjarje.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe këngëtari, Alban Skënderaj.

Skenderaj është shprehur se është shokuar për këtë rast.

Skenderaj ka shkruar  se akoma më shqetësues se rasti është fakti që autorietet nuk kanë ndërmarrë asgjë për ta parandaluar rastin, ndonëse ishte i denoncuar.

Tutje, Albani ka shkruar se nëse kjo është e vërtetë atëherë është fatale dhe e pafalshme.

(Kosova Sot Online)