E pyeten nëse i ka penguar të marrë një burrë që ishte i martuar dhe me fëmijë, kështu përgjigjet Fifi

  • E.K /
  • 18 January 2024 - 12:51
E pyeten nëse i ka penguar të marrë një burrë që ishte i martuar dhe me fëmijë, kështu përgjigjet Fifi

Këngëtarja, Fifi, përmes InsaStory në “Instagram”, i ka japur mundësi ndjekësve të saj që ta pyesin atë pyetje të ndryshme, shkruan “Kosova Sot Online”.

Njëra prej pyetjeve që ju bë Fifit ishte rreth jetës se saj personale.

Njëra nga ndjekëset e pyeti nëse nuk i ka penguar që të marrë një burrë që ka qenë i martuar dhe që ka fëmijë.

“A nuk të ka penguar ty si femër beqare me marrë një mashkull që ka qenë i martuar dhe plus ka fëmijë?”, ka qenë pyetja që dikush e ka pyetur Fifin.

“Neve e kemi fatin e shkruar në ballë dhe shyqyr që nuk e dimë si na është caktuar. Jam e lumtur që e kam fat jete Adis Patushi”, ka shkruar Fifi.

Tutje, Fifi ka shkruar se është e lumtur që e ka fat jetë bashkëshortin e saj.

(Kosova Sot Online)