Me këto fjalë Melinda ia uron ditëlindjen nënës së ndjerë

  • A.P /
  • 25 January 2024 - 20:40
Me këto fjalë Melinda ia uron ditëlindjen nënës së ndjerë

Këngëtarja Melinda Ademi ka publikuar orët e para të mesnatës një dedikim mjaft prekës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sot është ditëlindja e mamasë së saj të ndjerë e cila ka 3 vite që është ndarë nga jeta.

 

Në ditë si këto, këngëtarja e kujton të ëmën me mall, ndërsa fjalët e saj na i mbushën sytë me lot.

Bashkëngjitur me një video të vjetër me të ëmën nga fëmijëria, Melinda shkruan:

Gëzuar ditëlindjen në parajsë mami. Më mungon, do të të kem gjithmonë në zemrën time. Të dua.

Image

(Kosova Sot Online)