Leonora Jakupi për Musliun: Po ta dinë njerëzit se sa të bardhë e ke zemrën, do të luteshin për ty motra ime

  • E.K /
  • 20 February 2024 - 11:11
Leonora Jakupi për Musliun: Po ta dinë njerëzit se sa të bardhë e ke zemrën, do të luteshin për ty motra ime

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka treguar se për shkak të disa problemeve me zemër do ti nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ajo shtoi se me rekomandim të mjekëve kosovarë, i është dashur t’i nënshtrohet një një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila do të kryhet jashtë vendit.

Ndërsa, këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka japur mbështetjen e saj për deputetën Musliu.

Leonora ka shkruar fjalët më të mira për Ganimete Musliun.

Këngëtarja ka shkruar se e pret akoma edhe më të fortë në Kosovë.

“Ti që gjuhën e ke të ashpër e zemrën plot mirësi. Po ta din njerëzit se sa të bardhë e ke atë zemër do të luteshin për ty sot motra ime. Të pres më të fortë në Kosovë”, ka shkruar Leonora në postimin e saj.

(Kosova Sot Online)