Sara: Nuk më ka braktisur nëna, mjaft me këto keqkuptime skandaloze se u bë e lodhshme

  • E.K /
  • 13 March 2024 - 08:59
Sara: Nuk më ka braktisur nëna, mjaft me këto keqkuptime skandaloze se u bë e lodhshme

Modelja dhe ish banorja e “Big Brother Vip Albania”, Sara Gjordeni, ka reaguar pas një komenti që iu bë në rrjete sociale rreth nënës së saj, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sara reagoi pas komentit se e ka braktisur nëna e saj, ndonëse zbuloi se si qëndron e vërteta.

Sara tregoi se nuk e ka braktisur nëna e saj, por që është larguar në emigrim kur ajo ishte e vogël.

Sara ka shtuar se nëna e saj është kujdesur financiarisht për shumë vite për të.

Tutje, Sara tha se nëna e saj është fortë dhe një heroinë.

“Mendoj se karakteri i saj, qenia e saj, do të thotë tregon shumë për këtë vajzë. Si një nënë lë fëmijën dy vjeç, nuk e di do të thotë. Çfarë gjëje më keqe mund t’i ndodhë një fëmije të rriet jetim me nënë gjallë”, ka qenë komenti që iu bë në rrjete sociale.

“E kam lexuar disa herë këtë gjë. O njerëz nuk më ka braktisur nëna. Nga i nxirrni këto? Thjesht është larguar në emigrim kur kam qenë dyvjeçe. Ajo është kujdesur për mua financiarisht për shumë e shumë vite. Kush është nga Kucova e di shumë mirë që kur mami im dërgonte gjëra, duhej ndihma e lagjes për t’i ngritur qeset e valixhet. Kam një nënë pak të thuash të fortë dhe heroinë. Mjaft me këto keqkuptime skandaloze se u bë e lodhshme”, është përgjigjur Sara.

(Kosova Sot Online)