“Pasuria më e madhe”/ Pasi konfirmoi ndarjen nga Xhensila Myrtezaj, Bes Kallaku emocionon me dedikimin për dy fëmijët
Moderatori dhe aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku disa ditë më parë ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij, këngëtarja Xhensila Myrtezaj me të cilën ka dy fëmijë.
Mbrëmjen e djeshme ai i ka emocionuar të gjithë me një dedikim për dy të vegjlit e tij, vajza Ajka dhe djalin Amen.
Besi ka treguar se pasuria më e madhe që ka në këtë jetë janë dy fëmijët e tij, pasi ata janë pasuria më e madhe që çdo prind lë pas emrit tij.
“Dua t’i them edhe Ajkës edhe Amenit, babi ju ka shpirt, babi ju do fort. Pasuria më e madhe që ne lëmë pas emrit tonë janë vetëm fëmijët”, u shpreh ai.
Ai ka zbuluar se fëmijët e tyre jetojnë me Xhensila Myrtezajn, të cilës iu është referuar si ish-bashkëshortja, duke zbuluar se janë divorcuar.
Aktori i humorit u shpreh se vajzën, Ajkën e shikon më shpesh, ndërsa djalin pak më rrallë. Ndërsa shtoi se me Xhensila Myrtezajn janë si dy të huaj.
“Kur isha këtë herë në Itali erdhi më mori dikush. Më pyeti se çfarë ke bërë, po fëmijët? Mirë i thashë, gocën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë sepse jetojnë me ish-bashkëshorten, U mërzita sepse njeriu ndodhet me disa situata në jetë që nuk i ka pritur, është pak e vështirë. E rëndësishme është të jenë të mirë.
Në shtëpi me nusen jemi të huaj. Rëndësi ka që të jenë mirë me shëndet”, u shpreh Bes Kallaku në “Ferma Vip”.
Çifti prej kohësh përflitej se i kishin dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri nuk kishte reaguar publikisht për të mohuar apo konfirmuar thashethemet që qarkullonin rreth marrëdhënies së tyre.
Si erdhi divorci
Ndarja e Xhensila Myrtezait dhe Bes Kallakut nuk kanë më thjesht zëra që qarkullojnë në rrjet, pasi aktori ka konfirmuar ndarjen. Thuhet se çështja e divorcit është hapur nga këngëtarja, e cila ka ndërmarrë hapin ligjor për t’i dhënë fund martesës disavjeçare me aktorin e humorit.
Çifti tashmë kanë hequr çdo fotografi që në plan kishte portretin familjar nga rrjetet sociale.
Dyshimet se martesa e çiftit është në krizë nisën pasi artistja e ka hequr nga rrjetet sociale bashkëshortin e saj, i cili ka bërë po të njëjtën gjë.
Për të mos mjaftuar kjo, nga ana tjetër, Xhensila i ka fshirë të gjitha fotot me Besin në “Instagram”, duke lënë vetëm ato që ka me vajzën e tyre, Ajka dhe djalin disa muajsh, Amen.
(Kosova Sot Online)