A do të dal Ilnisa Agolli të shtunën nga 'Big Brother Albania VIP'?

  • A.P /
  • 05 April 2024 - 16:00
A do të dal Ilnisa Agolli të shtunën nga 'Big Brother Albania VIP'?

Pas zhvlerësimit total të zarfit të zi, i cili supozohej të përjashtonte konkurrentët për dhunën në emision, BB izoloi në “Dhomën e Bardhë” Eglën, Ilnisën dhe Meritonin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Dy prej tyre, Vëllai i Madh ka vendosur t’ia falë dhunën që i përjashtoi me zarf të zi, një tallje e madhe kjo me publikun që i ndjek.

Mes Eglës, Ilnisës e Meritonit, njëri do të eliminohet e dy do të rikthehen në shtëpi. Madje, ju vazhdoni votoni sa të doni, por produksioni s’jua merr ndonjëherë për bazë votat e tallet edhe me paratë tuaja. Kjo sepse duket se konkurrenti që do të eliminohet është Ilnisa.

Në rrjet po qarkullon një video ku Françeska, me urdhër të BBV, po i bën gati valixhen Ilnisës për të shtunën.

@portal__news #fyp #🇦🇱🇽🇰🦅 #🇦🇱🇽🇰🦅 #🇦🇱🇽🇰🦅 #🇦🇱🇽🇰🦅 #🇦🇱🇽🇰🦅 ♬ sunet original - 💙Kammy🦋Tamaya🤍

(Kosova Sot Online)