Kjo banore e la shtëpinë e BBVA3 pasi ishte më pak e votuar

  • A.P /
  • 19 May 2024 - 09:28
Kjo banore e la shtëpinë e BBVA3 pasi ishte më pak e votuar

Françeska Murati i ka dhënë fund rrugëtimit në Big Brother, duke u larguar nga shtëpia më e famshme një javë para finales së madhe, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Me t’u përshëndetur me banorët, Françeska për t’i qetësuar tha se: Mos bëni si të mërzitur tani sepse u kam përgatitur gjithë ditën.

 

Duke uruar që të fitojë më i miri, miss-i është larguar nga dera e kuqe. Gjatë intervistës në studio, Françeska është shprehur se loja agresive ishte e vetmja mënyrë që të mbijetonte pas bllokut që i kishin bërë në shtëpi dhe se nuk priste që në këtë rrugëtim të shkonte kaq larg, deri në gjysmëfinale. E pyetur se kush e fiton Big Brother, Françeska tha se Juli.

Françeska: Unë e di se që në fillim ndoshta kam bërë një lojë pak agresive, por duke qenë se kam hyrë me vonesë ishte e vetmja mënyrë që të… Këtë javë kam dashur të tregojë Françeskën e vërtetë, sikurse jam në përditshmëri dhe jam super super kënaqur. U falenderoj ju që na keni ndenjur sipër kokës.


(Kosova Sot Online)