Bebe Rexha: Shoqet e nëna e kuptuan para meje një realitet

  • A.P /
  • 23 February 2026 - 09:27
Bebe Rexha: Shoqet e nëna e kuptuan para meje një realitet

 Bebe Rexha ka befasuar së fundmi me një deklaratë që ka bërë për jetën e saj personale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ylli i muzikës ishte ftuar në podcastin “Overheard Happy Hour”, ku zbuloi se ish i dashuri, me të cilin kishte qenë në një lidhje për tetë muaj, rezultoi të ishte homoseksual.

 

Madje ajo shtoi se të gjithë e kishin kuptuar këtë gjë, përfshirë edhe mamanë e saj.

“Urime ish-të dashurit tim që përfundoi duke qenë ‘gej’. Urime!”, tha ajo me tone ironike, duke ngritur gotën.

E pyetur nga gazetarja nëse nuk e kishte kuptuar më parë, Rexha theksoi: “Të gjitha shoqet e mia e kuptuan përveç meje. Edhe nëna ime e kuptoi.”

Këngëtarja tha se e vërteta doli në dritë gjatë Krishtlindjeve, kur partneri i saj ishte larg, duke shtuar se në fillim ai e kishte treguar veten shumë të dashuruar me të.

Image

(Kosova Sot Online)