Disa banorëve nuk po iu pëlqen se Mateo është banori i preferuar i publikut

  • A.P /
  • 23 February 2026 - 08:05
Disa banorëve nuk po iu pëlqen se Mateo është banori i preferuar i publikut

Zgjedhja e Mateos si banori më i preferuar nga publiku në ‘prime’ ka shkaktuar debate mes banorëve në shtëpinë më të ndjekur në vend, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Mirit, Mateo u zgjodh i preferuar për shkak të historisë me Brikenën, ndërsa Rogerti u shpreh se ‘Mateos i ka hyrë vetja në qejf me një televotim që zgjati 1-2 orë’.

 

“Ka parë Brikenën dhe ka hyrë me qëllimin ‘dua të lidhem me këtë vajzën’. Brikena nuk ia vari fare dhe hyri në lojë duke na sulmuar pasi e pa që nuk kishte histori dashurie. Njerëzit duan të dinë sa e pastër është kjo histori dashurie. Sa për gjuhën e përdorur do ta injorojnë në vazhdim”, u shpreh Miri.

Ndërkohë në mbrojtje të Mateos ka dalë Brikena, e cila tha se banorët e tjerë ‘plasën nga inati’.

“Momentin që u zgjodh Mateo i preferuar, banorët e tjerë kanë plasur nga inati. Mateo u zgjodh se është njeri i sinqertë, jo për historinë me mua”, tha Brikena.

Image

(Kosova Sot Online)