Anduena i rikthehet skenës

  • A.P /
  • 04 June 2024 - 14:40
Anduena i rikthehet skenës

Ajo muzikën dhe këngën e ka pasur gjithmonë pasion dhe besa dhe një vokal mjaft të bukur, por fati deshi që në fillim të krijonte një familje dhe fati e deshi sërish qê të këndonte duke u rikthyer te pasioni i saj, te muzika, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Po flasim për këngêtaren Anduena Osmani Himaj, e cila në ato vitet e vështira në Kosovë ku që fare e re merrte pjesë në Ansamblin " Shqiponja e Dukagjinit" në Gjakovë, ndërsa në vitin 1996 me familjen kanë emigruar në Gjermani e më pas rruga dhe pasioni i saj për dashurinë e muzikës do të lihej pak në sirtar, pasi mundësia nuk ishte.

Por Anduena është rikthyer në muzikë ku ër një kohë tê shkurtër realizoi disa projekte falë artistit të njohur Hekuran Krasniqi, i cili e përkrahu shumë dhe e vlerësoi talentin e saj. Kështu deri tani të gjitha projektet muzikore duke nisur nga coveri " Karajfili" , " Zambaku" , " Oj Zogo" , " Artizane"  janë prodhim nga by Heki. 

Ndërsa kur jemi tek kënga që po pëlqehet mjaft me titull " Po flasin keq"  ku vjen nga Hekuran Krasniqi dhe Anduena,  apo më të rejat si : " Dashuri e pastër" apo " Të kujtojnë të lavdërojnë", gëzohet që po ecin mjaft mirë. 

Për Anduenën familja mbetet përkushtimi numër një por ata gjithmonë i gëzohen suksesit të saj, ndërsa së shpejti nga ajo do të vij një cover shumë i bukur dhe uron që të pëlqehet pasi i beson më shumë cilësisë, ndërsa ndonjë bashkëpunim me ndonjë artist tjetêr të njohur nuk i dihet ato për të janë të mirëseardhura dhe është e hapur.

(Kosova Sot Online)