A ka bërë ndërhyrje Robert Berisha?

  • A.P /
  • 23 August 2024 - 17:37
A ka bërë ndërhyrje Robert Berisha?

Robert Berisha, gjatë një interviste që ka zhvilluar së fundmi ka thënë se kujdeset vazhdimisht për veten, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka pranuar publikisht se ka bërë edhe ndërhyrje në fytyrë, meqë është shumë gjatë në skenë dhe secilit prej artistëve mund t’i humb shkëlqimi

 

 

Ai tregon se e para ndërhyrje ishte ajo e dhëmbëve, shumë e rëndësishme për një figurë publike, por edhe me botoksin nuk e tepron.

“Derisa s’i bën dëm tjetrit çfarë bën ti me trupin tënd… Në krahasim me femrat, meshkujt mund të bëjnë një botoks, ndonjë pastrim fytyre, të mbajnë veten, të të vijë erë e mirë”, ka thënë ai.

Berisha theksoi: Të shkosh në palestër, të dukesh mirë dhe të jesh djalë i mirë. Femrat, gjithmonë duhet të duken bukur dhe i ka hije çdo lloj ndërhyrjeje që bën, derisa nuk del prej vetes.

Image

(Kosova Sot Online)