Lexoni edhe:
Melinda tejet tërheqëse në fotografinë e fundit
Selma Bajrami iu drejtua pohimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq se ajo i urren serbët, duke thënë se “ajo nuk mund ta bëjë këtë” dhe se është krenare që të gjithë janë të mirëpritur në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Melinda tejet tërheqëse në fotografinë e funditLexoni edhe:
Gjatë paraqitjes së tij të ftuar në Pink TV, Vuçiq ka folur për ndalimin e këngëtares kroate, Severina në kufirin me Serbinë dhe me atë rast ka përmendur edhe Selma Bajramin, të cilës i është ndaluar hyrja në Serbi.
Ai e akuzoi atë se urren Serbinë dhe BeH. Këngëtarja më pas shkroi në Twitter duke thënë se ajo duhej të “mbronte veten dhe nderin e saj”.
“Nuk e di mbi çfarë baze ka konstatuar se, duke pasur parasysh se pothuajse të gjitha albumet e mia i kam incizuar në Beograd, se bashkëpunëtorët dhe miqtë e mi janë serbë, si mund t’i urrej ata? Unë mund t’i urrej vetëm veprimet dhe veprat e dikujt. Jo, s’mund besoj atë që bën presidenti i një vendi dhe politikanët në përgjithësi, për fat të keq tani jam e detyruar të bëj politikë në një farë mënyre për të mbrojtur reputacionin dhe dinjitetin tim”, tha Selma.
(Kosova Sot Online)