Lexoni edhe:
Lendita Selimi: 'Kosova Sot', ka qenë dhe mbetet burim i pashterrshëm i lajmit për të gjithë shqiptarët nëpër botë
Kontributi i gazetës “Kosova Sot” në zhvillimet kulturore në vend gjatë këtyre dekadave të ekzistimit të saj ka qenë mjaft i rëndësishëm, posaçërisht në përkrahjen dhe hapësirën që u ka kushtuar njerëzve të artit dhe kulturës, trajtimin e fenomeneve të ndryshme, si dhe shqetësimeve të komunitetit artistik, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Në këtë jubile, të gazetës, nuk kanë si të mungojnë as urimet e artistëve, e cila iu qëndroj pranë atyre në çdo hap të karrierës, duke qenë dëshmitare dhe transmetuese e artit deri tek publiku i tyre.
Ky është urimi nga Edi Krasniqi&Rifadije Grajçevci
Urime jubileun e njëzetë e gjashtë, gazeta më prestigjioze "Kosova Sot". Urojmë që sukseset tuaja të mos ndalen asnjëherë!
Respekt për gjithë stafin e gazetës "Kosova Sot" në veçanti pershendesim gazetarin Armend Preteni dhe e falenderojmë për mbështetjen që u bën gjithë artistëve.
Çdo të mirë Edi dhe Rifadija.
(Kosova Sot Online)