Lexoni edhe:
Kiara Tito: Nuk është se e kam arritur akoma atë kulmin tim
Në forumin e festivalit të 73-të në San Sebastian, është prezantuar projekti filmik që i dedikohet karrierës artistike të divës Adelina Ismaili, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Dokumentari që mban titullin ‘’Adelina’’ është një projekt në zhvillim e sipër, me regji dhe skenar nga Aurela Berila dhe prodhim nga Tabaka Films.
Kiara Tito: Nuk është se e kam arritur akoma atë kulmin timLexoni edhe:
E pranishme në këtë ngjarje të madhe ishte edhe vet diva e muzikës shqiptare, e cila shkëlqeu si gjithmonë me paraqitjen e saj.
Filmi për synim ka trajtimin e aktivitetit artistik të Adelina Ismailit përballë kushteve shoqërore të viteve ‘90 përmes një perspektive kritike dhe feministe.
Me këtë prezantim në Spanjë, projekti ka ngjallur interesimin e distributorëve ndërkombëtar të specializuar në filmat dokumentar duke fituar çmimin HBO Max si dhe duke arritur marrëveshje me një koproducent francez, Hutong Production, për elaborimin tutje të këtij projekti shumë interesant.
(Kosova Sot Online)