E zbulon Ilirjani: Parashqevi Simakun djali i saj nuk do që ta takojë

  • A.P /
  • 18 December 2024 - 07:42
E zbulon Ilirjani: Parashqevi Simakun djali i saj nuk do që ta takojë

Elton Ilirjani, i cili jeton prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur të takohet me ikonën e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përpara pak ditësh me anë të një postimi në Instagram, Ilirjani ndau për herë të parë një foto duke u përqafuar me Simakun dhe që prej atij takimi.

 

 Ilirjani ka deklaruuar se Parashqevi Simakun djali i saj nuk do që ta takojë.

“Elona e dashur, kemi kaluar tri ditë shumë të vështira. Dy netë pa gjumë. Sot që arrita të fle pak, ajo ka pasur krizë. Nuk duhet të kishte dëgjuar asgjë nga këto që foli Osman Mula e shokë. Nuk e di domethënë. Është keq. Nuk pranon. Po qan. Kam frikë se do të na iki prapë. Jam shumë i trishtuar. Nuk di çfarë të bëj. Nuk janë çështje lekësh. Është çështja që ajo do djalin. Djali s’do ta takojë. Nuk e di. Është një tragjedi e madhe. Nuk e di pse u gjenda këtu në mes të gjithë kësaj. S’di si të sillem. S’di çfarë të bëj. Thjesht i lutem Zotit që ajo të mos iki”.

Image

(Kosova Sot Online)