Ja kujt i thotë Gjesti: Mua nuk mund të më manipulosh

  • A.P /
  • 18 February 2025 - 11:13
Ja kujt i thotë Gjesti: Mua nuk mund të më manipulosh

Vserlo është njëri nga banorët e rinj që u fut të shtunën në Big Brother VIP Albania 4, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai me të hyrë pati përplasje me disa nga banorët, e në veçanti me artistn dhe fituesin Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.

 

Duket se me të njëjtin ritëm po vazhdon akoma, me thumbime e kunja në drejtim të artistit.

Teksa këngëtari po përgatitej për të lexuar një lajm, ai iu drejtua: “Ke vetëbesimin e budallait”.

Gjesti më pas ia ktheu: “Budalla je vet, mua nuk mund të më manipulosh siç bën me tjerët”.

Pritet të shihet se si do të jetë në vazhdim lojë e Vserlos, pasi ka nisur me shumë vrull.

(Kosova Sot Online)