
Lexoni edhe:
Rozana arsyetohet: Nuk e kam parë momentin kur Jozi e goditi Gjestin
Finalja e shumëpritur e Big Brother Albania VIP ka trokitur në derën e publikut shqiptar, dhe pretendenti kryesor për çmimin e madh padyshim është Gjesti, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Me një lojë të ndërtuar me strategji, karizëm dhe autenticitet, Gjesti ka arritur të fitojë zemrat e publikut shqiptar anemabanë botës që nga dita e parë e hyrjes në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Rozana arsyetohet: Nuk e kam parë momentin kur Jozi e goditi GjestinLexoni edhe:
Ai ka qëndruar besnik vetes, duke mos u fshehur pas maskave apo përsosmërisë së rreme, por duke treguar të gjitha anët e karakterit të tij – herë i qetë, herë rebel, por gjithmonë i vërtetë.
Përkrahësit e tij të shumtë thonë se Gjesti e meriton fitoren për durimin dhe guximin që ka treguar, për mënyrën se si ka përballuar sfidat dhe tensionet brenda shtëpisë deri në dhunë fizike ndaj tij, shkruan gazeta "Kosova Sot Online", dhe për autenticitetin që ka mbrojtur deri në fund.
Në zemër të Tiranës, një fitore e mundshme për Gjestin shihet si kulmim i një rruge të vështirë, por të denjë për një kampion.
Tashmë, të gjithë sytë janë nga publiku, i cili me votën e tij do të përcaktojë fituesin e Big Brother Albania VIP.
A do të jetë Gjesti triumfuesi i madh i kësaj edicioni?
Vëmendja te Gjesti për ta mbështetur, mund të votoni kudo ku ndodheni, me SMS në 55099 nga Kosova, nga Shqipëria në 56666 dhe në website https://voto.top-channel.tv/
(Kosova Sot Online)