Loredana konfirmon divorcin nga ish-burri

  • A.P /
  • 02 June 2025 - 09:00
Loredana konfirmon divorcin nga ish-burri

Derisa ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, Loredana Brati, zbuloi se ishte e martuar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Edhe pse ishte ndarë nga ish-partneri, ky i fundit nuk i kishte dhënë divorcin.

 

Loredana tregoi se ka përfunduar martesa që kishte zgjatur disa vite, raport i krijuar për letrat italiane.

“Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra, zgjati tre vjet dhe javën e kaluar i dhashë fund”, ka pohuar ajo.

Image


(Kosova Sot Online)