Selena Gomez publikon pamje nga dasma

  • A.P /
  • 03 October 2025 - 12:45
Selena Gomez publikon pamje nga dasma

Selena Gomez ka publikuar për herë të parë disa momente të veçanta nga ceremonia e saj martesore me producentin Benny Blanco, përmes një postimi në “Instagram” të martën, më 30 shtator, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në serinë e fotografive të publikuara, çifti shfaqet duke shkëmbyer një puthje romantike në pistën e vallëzimit, ndërsa vëmendjen e tërheq fustani i bardhë me stil ‘vintage’ i këngëtares, i cili kishte një dekolte në formë zemre.

 

Ajo ndau gjithashtu një pamje më të afërt të fustanit një krijim elegant i firmës Ralph Lauren, me jakë halter, dantella delikate rreth qafës dhe një bisht të gjatë.

Stilimi i flokëve i referohej frymëzimit nga Hollywood-i i viteve të arta, me onde të lehta dhe të hijshme.

Në të njëjtin postim, Gomez zbuloi edhe fustanin e saj të dytë të mbrëmjes po ashtu me jakë halter, por këtë herë me një dizajn korse dhe një bisht të hollë dantelle, që i jepte një prekje të veçantë dhe personale pamjes së saj për natën e dasmës.

Ndër detajet që plotësonin atmosferën intime të ceremonisë ishte edhe buqeta e saj, e përbërë nga “lily of the valley” një lule delikate që, sipas stilistit dhe floristit ndërkombëtar Tyler Speier, përfaqëson dashurinë, pastërtinë dhe fillimet e reja.

Pamjet përfshinin gjithashtu tortën e dasmës në formë zemre, të zbukuruar me shkrimin kaligrafik “Just Married”, duke përmbyllur një koleksion të kujdesshëm detajesh që reflektonin stilin dhe emocionin e çiftit.

Image

(Kosova Sot Online)