
Lexoni edhe:
Komuna e Çairit ka shpallur ditë zie në nderim të Shpat Kasapit
Pas përcjelljes së fundit të këngëtarit të dashur, Shpat Kasapi, familja e tij ka bërë një njoftim prekës për të gjithë dashamirët e muzikës së tij dhe publikun e gjerë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, familja fton njerëzit t’i bashkohen të pames në nderim të figurës së Shpatit.
Komuna e Çairit ka shpallur ditë zie në nderim të Shpat Kasapit
Lexoni edhe:
E pamja do të mbahen sot, nesër dhe pasnesër nga ora 10:00 deri në 19:00, në Shkup.
Mesazhi i familjes ka qenë veçanërisht emocional.
“Të nderuar miq, familjarë dhe dashamirës të muzikës së krijimtarisë së Shpatit… Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi Lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe,” thuhet në njoftim, duke shprehur mirënjohje të thellë për jetën dhe trashëgiminë e tij.
Familja Kasapi e ka mbyllur mesazhin me fjalët: “Me respekt, Familja Kasapi,” duke konfirmuar dëshirën për të ndarë kujtimet e tyre me të gjithë ata që e donin artistin.
Publikimi ka sjellë një lumë komentesh ngushëlluese nga fansa dhe figura publike, të cilët shprehin dhimbjen e tyre për humbjen e parakohshme të artistit, duke dëshmuar ndikimin e madh që pati Shpat Kasapi në skenën muzikore shqiptare.

(Kosova Sot Online)