
Lexoni edhe:
Nuk do ta besoni ku do të performojë Mariah Carey
Angelina Jolie ka treguar për herë të parë shenjat e mastektomisë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Në një intervistë me Time France, 50-vjeçarja ka ndarë arsyen pse po ia tregon tani botës rezultatin e mastektomisë së dyfishtë, më shumë se një dekadë pas ndërhyrjes parandaluese që kreu në 2013.
Nuk do ta besoni ku do të performojë Mariah Carey
Lexoni edhe:
“I ndaj këto shenja me gratë që dua. Dhe prekem gjithnjë kur shoh gra të tjera që tregojnë të tyret”, tha aktorja.
Nëna e saj, Marcheline Bertrand, ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare pasi u diagnostikua me kancer. Në një artikull të vitit 2013 në Neë York Times, Jolie tha se mjekët kishin zbuluar në analizat e saj gjenin BRCA1, i cili e ekspozonte ndaj rrezikut të kancerit në gji. Nëntë javë pas ndërhyrjes, ajo kreu rindërtimin e gjoksit.
“Doja ta shkruaja këtë për t’u thënë grave të tjera se vendimi për të bërë mastektominë nuk është i lehtë”, tha ajo asokohe. Në mars 2015, Jolie zbuloi se kishte hequr vezoret dhe tubat falopianë si masë parandaluese ndaj kancerit të vezores.
Në Time, ajo thotë se analizat për BRCA duhet të jenë të aksesueshme për çdo grua.
(Kosova Sot Online)