Dua Lipa gati për projekte të reja muzikore

  • A.P /
  • 24 February 2026 - 08:50
Dua Lipa gati për projekte të reja muzikore

Dua Lipa ka gjetur kohë edhe për t’iu rikthyer punës në studio muzikore, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Edhe pse nuk ka dhënë detaje për projekte konkrete, prania e saj në studio lë të kuptohet se muzika e re mund të jetë në përgatitje.

 

Dua Lipa vazhdon të shijojë suksesin e albumit “Radical Optimism”, të publikuar në maj të vitit 2024.

Këngë si “Training Season” dhe “Houdini” janë kthyer në hite ndërkombëtare dhe kanë dominuar listat muzikore në mbarë botën.

Image

(Kosova Sot Online)