Horoskopi i bazuar te karma

  • 30 December 2017 - 15:02
Horoskopi i bazuar te karma

Për çdo pasojë duhet të ekzistojë shkaku dhe pasoja, e cila duhet të jetë tërësisht e njëjtë me shkakun. Ky është ligji i karmës dhe logjika e drejtësisë së përhershme, e ekuilibrit moral dhe shpirtëror

Dashi

Image

Njerëzit e lindur në këtë shenjë, kanë një karmë me plot energji, e cila kufizohet me agresivitetin dhe me ikjen nga monotonia dhe kritika e vetvetes. Me përdorimin e drejtë të kanë një karmë me plot energji, e cila kufizohet me agresivitetin dhe me ikjen nga monotonia dhe kritika e vetvetes. Me përdorimin e drejtë të vetive të lindura, këta njerëz do ta kryejnë më lehtë detyrën jetësore, e cila konsiston në gjetjen e ekuilibrit të brendshëm.

Krejt çka duhet të bëjnë këta njerëz është që, pas shumë ngritjeve, e sidomos rënieve, të gjejnë fuqi që të përshëndeten me të kaluarën pa e vajtuar atë, të vazhdojnë që të jetojnë në të tashmen, duke shikuar vetëm përpara. Ata duhet të lejojnë që përvoja të jetë mësuesi i tyre jetësor.

Demi

Image

Detyra karmike e njerëzve të lindur në këtë shenjë konsiston në hapjen e shpirtit dhe gjetjen e rrugës kah mençuria, mirëkuptimi dhe fleksibiliteti. Me lindje këta njerëz kanë marrë sigurinë dhe vetëbesimin, që duhet të jenë themel i ndërtimit të tyre të brendshëm.

Prapa reagimeve të tyre shpërthyese dhe prirjes për nënshtrimin e të tjerëve, më së shpeshti fshihen dyshimi dhe frika nga humbja apo edhe nga kritika e të tjerëve. Tepër parimorë, këta njerëz dëgjojnë por nuk kuptojnë dhe, shikojnë por nuk shohin, duke jetuar me bindjen e gabuar se e vërteta e tyre është e vetmja. Për këtë shkak, ata duhet të mësojnë që të luftojnë kundër kokëfortësisë dhe konservatorizmit të vet. Ata duhet a kontrollojnë energjinë e tyre.

Binjakët

Image

Detyra karmike e Binjakëve ka të bëjë me gjetjen e harmonisë në natyrën e tyre dualiste. Të zhdërvjelltë, të lëvizshëm dhe kureshtarë, ata e kanë vështirë t’i kryejnë detyrat që iu jepen edhe pse mundohen që këtë ta bëjnë me tërë fuqinë e tyre.

Fajin për dështim gjithmonë ua hedhin të tjerëve. Janë narcisoidë për nga natyra, duke e përjetuar vetveten si më të mirë sesa të tjerët, duke injoruar faktin se gjërat duhet të meritohen.

Në mënyrë që ta arrijnë ekuilibrin e brendshëm, karma kërkon nga ata që të përkushtohen ndaj meditimit si dhe vetëkritikës.

Gaforrja

Image

Detyra karmike e Gaforres është zhvillimi i natyrës së vërtetë të saj. Ato duhet që të çlirohen nga emocionet e tepërta, meqë emocionet kërkojnë që ata vazhdimisht ta dëshmojnë dashurinë, vëmendjen dhe besnikërinë.

Gaforret nuk janë luftarakë për nga natyra dhe, sa herë që detyrohen të luftojnë për të drejtat e tyre, gjithmonë dalin humbës. Më mirë ta evitojnë këtë luftë.

Vetëbesimi dhe vetëvlerësimi, të bazuara te kualitetet e tyre të dëshmuara, janë armët e tyre më të forta. Pasi ata ta kuptojnë se trupi dhe shpirti mund të jenë tërësi, atëherë do të punojnë rreth pavarësisë së tyre dhe do ta kuptojnë se, ballafaqimi me jetën nuk është e thënë që të jetë i dhembshëm.

Luani

Image

Personat e kësaj shenje kanë një gjendje optimale midis nevojave materiale dhe shpirtërore dhe dinë si t’ia bëjnë qejfin vetes dhe të tjerëve. Nëse të tjerët nuk e respektojnë autoritetin e tyre, atëherë luanët bëhen egoistë dhe egocentrikë.

Detyra e tyre karmike konsiston në atë që vazhdimisht të dëgjojnë çka iu thonë të tjerët, në mënyrë që të mësojnë nga ta. Janë të aftë që ta dallojnë të mirën nga e keqja, prandaj mund t’i besojnë instinktit të vet. Sinqeriteti, hapja dhe thjeshtësia do t’ua hapin të gjitha dyert. Nuk duhet t’i nënvlerësojnë më të dobëtit se vetja e tyre, meqë kjo është në kundërshtim me karmën e tyre.

Virgjëresha

Image

Këta njerëz, me anë të karmës kanë marrë edhe vetëdisiplinën, me të cilën arrijnë të kenë një qëndrim të drejtë ndaj vlerave materiale, mësimit dhe punës. Ata mendojnë se, për qëllime më të larta, ndjenjat duhet t’i frenojnë. Me këtë, ata izolohen nga raportet me të tjerët.

Për këtë shkak, pjesëtarët e kësaj shenje kanë për detyrë që të mësohen të përkujdesen për të tjerët, si me fjalë, po ashtu edhe me vepra.

Duhet të mësojnë që t’i njohin më mirë ndjenjat e veta dhe të mbështeten më shumë te to, duke evituar kështu analizat e pafundme të vetvetes, të cilat shkaktojnë dyshime. Ata duhet ta ndërtojnë besimin te vetja dhe te vendimet e tyre.

Peshorja

Image

Peshoret tentojnë që ta gjejnë ekuilibrin midis shpirtit dhe materies dhe e kanë të vështirë që të vendosin për të vepruar. Iu ikin konflikteve, qoftë edhe me çmimin e humbjes së sigurisë te vetja.

Por, duke ikur nga problemet dhe gjithmonë duke kërkuar rrugën më të lehtë, ata nuk ndreqin asgjë, vetëm sa e pengojnë veten.

Detyra e tyre karmike konsiston në pranimin e rrezikut dhe sjelljes së ndryshimeve në gjendjen e tyre. Vetëm në këtë mënyrë ata mund të presin suksese më të mëdha jetësore.

Nëse ia dalin që ta mposhtin inercinë e vet, personat e kësaj shenje do ta marrin një mësim të vlefshëm për të ardhmen.

Akrepi

Image

Njerëzit e lindur në këtë shenjë kanë energji tepër të madhe, e cila nëse nuk kontrollohet, mund të bëhet shkatërrimtare. Ata duhet ta dinë sesi mundësia e përzgjedhjes gjendet te vetë ata.

Para së gjithash, këta njerëz duhet të mësojnë se si të humbin me dinjitet, në mënyrë që të përgatiten për përgjegjësinë e cila iu sjell sukses. Detyra karmike e tyre është që ta zhvillojnë të menduarit logjik dhe t’i frenojnë epshet. Zhvillimit të vet ata më së shumti do t’i ndihmojnë duke insistuar në zgjidhjen e konflikteve me personat të cilët, për arsye të ndryshme, i konsiderojnë armiq, apo kundërshtarë.

Shigjetari

Image

Njerëzit e lindur në këtë shenjë e dinë ku e kanë vendin në botë dhe nuk janë të ngarkuar me kriza dhe konflikte të brendshme. Posedojnë një ekuilibër midis shpirtit dhe trupit. Mund të posedojnë të mira materiale dhe të kënaqen me suksesin e kësaj bote, me kusht që të jenë falënderues, të hapur dhe zemërgjerë.

Duke qenë se apetiti i tyre lehtë mund të kalojë në babëzi, atëherë detyra e karmës së tyre ka të bëjë me ndërtimin e paqes së brendshme dhe me evitimin e cilësdo formë të egoizmit. Duhet që në mënyrë të qartë dhe objektive t’i zgjedhin qëllimet e veprimeve të tyre, duke mos e harxhuar energjinë aty ku nuk ka nevojë.

Bricjapi

Image

Njerëzit e lindur në këtë shenjë, kanë aftësinë karmike të ngritjes së shpirtit mbi materien. Gjatë jetës, shpesh ballafaqohen me moskuptim nga të tjerët. Kanë shpirt të ndjeshëm dhe nuk përshtaten lehtë.

Mirënjohjet që i marrin, shpesh i kanë merituar, por duke i marrë ato, ata ndonjëherë nuk dinë si të manifestojnë ngrohtësi dhe falënderim. Ata duhet të ikin nga izolimi në heshtje dhe vetmi, duke u detyruar që të marrin pjesë në aktivitete shoqërore.

Këta persona, si detyrë të karmës së tyre, duhet të mësohen që të hapen ndaj të tjerëve dhe të kenë raporte më të ngushta me ta.

Ujori

Image

Njerëzit e lindur në këtë shenjë, kanë karmën e ngarkuar me vështirësi në lidhje me zgjidhjen e konflikteve me të kaluarën e tyre. Frika nga autoriteti pengon shpirtin e tyre të lirë, duke sjellë tepër arsye dhe moral në çdo gjë.

Këta njerëz shpesh janë viktima të kompromiseve të imponuara, obligimeve dhe përgjegjësive fiktive, me të cilat arsyetojnë mungesën e guximit që jetën e tyre ta çojnë në pajtim me dëshirat e tyre. Ikja e tyre në ekstrem është pasojë e mungesës së vetëdijes rreth mundësisë së zgjedhjes. Nëse duan që ta kryejnë detyrën e tyre, ata duhet edhe të pranojnë rreziqet.

Peshqit

Image

Edhe pse, në bazë të karmës, kësaj shenje i është dhënë një aftësi e madhe e të menduarit intuitiv dhe e të vepruarit. Si pasojë e kësaj, këta njerëz shpesh janë të habitur nga reagimi dhe presioni i rrethit. Duke u nisur nga dëshira që çdokujt t’ia bëjnë qejfin, pjesëtarët e kësaj shenje ballafaqohen me kërkesa dhe pritje që nuk janë në interesin e tyre.

Çfarëdo që të bëjnë, Peshqit duhet të bazohen te instinktet e tyre dhe të mos i japin rëndësi të madhe arsyes e as mendimeve të të tjerëve, rreth asaj se çka është e mirë për ta.

Detyra e tyre karmike konsiston në evitimin e forcës dhe gjetjen e rrugës së tyre, pa qenë të ndikuar nga kërkesat e të tjerëve. 

(Kosova Sot)