Mos humbni kohë dhe durim me to, këto janë 5 shenjat e horoskopit që nuk i kupton dot njeri - Astro - Kosova Sot
Mos humbni kohë dhe durim me to, këto janë 5 shenjat e horoskopit që nuk i kupton dot njeri

Mos humbni kohë dhe durim me to, këto janë 5 shenjat e horoskopit që nuk i kupton dot njeri

Ka disa njerëz të cilët është e vështirë për t’i kuptuar pavarësisht se përpiqen që të jenë sa më të drejtpërdrejtë, por nuk ia arrijnë qëllimit. Nëse dhe ju jeni njëri prej tyre nuk duhet të ndiheni keq pasi nuk është plotësisht faji juaj, në këtë aspekt ndikon edhe shenja juaj e horoskopit. Po cilat janë shenjat e horoskopit të cilat është e vështirë që t'i kuptosh?

Binjakët: Ajo që vë në lëvizje Binjakët është një mister, por sjellja e tyre mund të justifikohet së paku nga dualiteti i personalitetit të tyre. Binjakët mund të jenë shumë kaotikë, hidhen nga një mendim në tjetrin dhe ndryshojnë qëndrim shumë shpejt. Mund të jetë e vështirë për ta që ta mbajnë mirë me të gjithë. Janë shumë inteligjentë dhe kërkojnë komunikim cilësor (e jo sasior) me njerëzit. Binjakët urrejnë të jenë të mërzitur. Kjo gjë ndikon negativisht në veprimet e tyre, pasi amund të mos kenë përqendrim dhe qëndrueshmëri. Është e vështirë për të kuptuar se çfarë të presësh nga kjo shenjë në të ardhmen.

Gaforrja: Gaforrja është e njohur për ndryshime konstante të humorit, kështu që është e vështirë të përcaktohet se çfarë e bën atë kaq të mërzitur ose, përkundrazi, shumë të lumtur. Familja dhe miqtë janë kuptimi i ekzistencës për Gaforret, dhe për këtë arsye jeta personale dhe familja mund të jetë arsyeja kryesore e ulje-ngritjeve të tyre emocionale. Për më tepër, Gaforrja, si rregull, nuk e tejkalon lehtë atë që ka ndodhur në të kaluarën, është e obsesionuar me ngjarjet e së shkuarës. Çelësi për të kuptuar Gaforren është vetëdija se çdo gjë që kjo shenjë bën ose mendon bazohet vetëm në emocione.

Akrepi: Arsyeja kryesore pse nuk mund ta kuptoni Akrepin është fakti i thjeshtë se nuk ai nuk do të kuptohet nga të tjerët. Është i prirur të jetë sa më diskret dhe i tërhequr. Akrepi mund të jetë obsesiv dhe hakmarrës. Gjëja më interesante është se Akrepi ndihet i rehat kur është i përfshirë në situata konflikti dhe për këtë arsye mund të luftojë ashpër për atë që beson.

Ujori: Ujori është një mister i pazgjidhur. Ata janë shumë të vështirë për t’u kuptuar, ka shumë të ngjarë që nuk shprehin emocionet e tyre. Përveç kësaj, janë inovatorë, intelektualë, të cilët shpesh perceptohen si ''monstra të çuditshëm'' që jetojnë në botën e tyre dhe marrin sinjale nga hapësira. Ata janë të pavarur dhe nuk e konsiderojnë të nevojshme t’i shpjegojnë diçka dikujt nëse nuk kuptohen.

Peshqit: Është shumë e lehtë të keqinterpretojmë Peshqit. Nga ata vazhdimisht lindin disa ide të ndërlikuara dhe absorbohen nga kreativiteti i tyre. Në vend që të shprehin ndjenjat e tyre me fjalë, Peshqit janë të kënaqur duke e bërë atë me ndihmën e një lloji arti. Peshqit janë të sjellshëm me të gjithë përveç vetes, prandaj është e vështirë të kuptohet saktësisht se çfarë po ndodh vërtet me ta.

 

(Kosova Sot)

15 orë e 24 minuta më parë
21/10/18