Është momenti i fundit për Asociacionin, Qeveria të vepron pa vonesë bazuar sipas Kushtetutës dhe marrëveshjes së Ohrit

Është momenti i fundit për Asociacionin, Qeveria të vepron pa vonesë bazuar sipas Kushtetutës dhe marrëveshjes së Ohrit
Është momenti i fundit për Asociacionin, Qeveria të vepron pa vonesë bazuar sipas Kushtetutës dhe marrëveshjes së Ohrit

Nexhat Haziri

  • 25 April 2024 - 21:39

Shkruan: ANALISTI-Nexhat Haziri

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tashmë është një detyrë nga e cila nuk mund të ikë më e as të gjejë justifikime qeveria e Kosovës, apo Kryeministri Albin Kurti, çështje kjo që është shtruar edhe si kriter për Kosovën në fazën finale të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Presioni do të shtohet edhe më shumë tani kur Serbisë iu është vënë kusht edhe zyrtarisht nga Brukseli për Serbinë, e cila nëse dëshiron për t'u anëtarësuar në BE, duhet ta përmbushë marrëveshjen e Brukselit dhe të Ohrit, që nënkupton normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën ashtu siç janë dakorduar më marrëveshjen në fjalë.

 

Duke marrë parasysh këto zhvillime të reja, sidomos edhe me dështimin e referendumit në veri për largimin e kryetarëve shqiptar në komunat veriore, edhe pse pa fajin e Kosovës, qeveria duhet të veproj në drejtim të procedimit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, në mënyrë që ta heqë nga vetja presionin ndërkombëtar, të mos bëhet pengesë në anëtarësimin e Kosovës në KiE, dhe përfundimisht të lirohet nga masat ndëshkuese të BE-së, masa këto të karakterit financiar që kanë ndikuar negativisht në disa projekte mjaftë të rëndësishme që do të mund të zhvilloheshin në Kosovë, sidomos në infrastrukturë por edhe në sfera të tjera.

 

Pra, sikur Kosova po ashtu edhe Serbia tashmë janë vënë me shpatulla për muri dhe nuk kanë hapësirë manovrimi përveç që janë të detyruara që të veprojnë në drejtim të përmbushjes së obligimeve të tyre që dalin nga marrëveshja e arritur në Bruksel dhe sekuencimi i saj në Ohër , proces ky i ndërmjetësuar nga BE. Dhe në këtë drejtim shihet se BE por edhe SHBA-ja janë këmbëngulëse në kërkesat e tyre për Kosovën dhe Serbinë, dhe zërat që vijnë nga Brukseli por edhe nga Uashingtoni flasin se asnjëra palë më nuk do të tolerohet për të bërë obstruksione të tjera që po e minojnë terë procesin e dialogut KosovëSerbi. Këtë shpresoj ta ketë kuptuar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili duhet t'iu jap fund politikave të tija popullsitë duke llogaritur në përfitime elektorale për partinë e tij, e duke e dëmtuar Kosovën, por të filloj të veproj si një lider i përgjegjshëm karshi sfidave që i ka vendi dhe atyre që e presin në të ardhmen.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online