Çfarë nuk pëlqejnë meshkujt te një femër?

  • 01 July 2015 - 18:05
Çfarë nuk pëlqejnë meshkujt te një femër?

Shumica e femrave dinë si t’i zgjojnë ndjenjat e meshkujve, por janë disa gjëra të cilat ato i bëjnë duke mos e ditur se po e largojnë mashkullin nga vetja e saj.

Në bazë të një ankete, në të cilën kishin marrë pjesë vetëm meshkujt, ishin cekur disa nga gjërat më të shpeshta, të cilat meshkujt nuk i pëlqejnë te një femër, por, për fat të keq, femrat edhe më tutje vazhdojnë t’i përsëritin.

Të qarët…

Kjo meshkujve ua ngre flokët përpjetë. Meshkujt pëlqejnë që faqet e femrës të jenë të thara, pa lot.

Shoqëria me ish të dashurin

Ai nuk e thërret ish të dashurën për kafe, prandaj nuk e ka fare të qartë pse femrave u nevojitet shoqëria e ish të dashurit.

Pavendosmëria

Gjashtë palë këpucë të provuara u duken sikur pesë palët tjera që kishin provuar paraprakisht. Pos se meshkujt nuk duan fare të jenë në atë dyqan, ata nuk e pëlqejnë pavendosmërinë e tyre.