Të gjitha gjërat që femrat bëjnë për t’u dukur sa më bukur meshkujt i urrejnë

  • 29 March 2017 - 09:24
Të gjitha gjërat që femrat bëjnë për t’u dukur sa më bukur meshkujt i urrejnë

Çfarë urrejnë meshkujt te femrat? Atë që nuk e mendonit kurrë. Nëse femrat shpenzojnë kohë të gjatë duke bërë makiazhin, duke mbushur vetullat apo duke fryrë buzët, duhet të dinë se po sakrifikojnë për të qënë të shëmtuara në syrin e gjinisë tjetër. Edhe pse duket e çuditshme, disa meshkuj janë pyetur në një forum në lidhje me ato çka urrejnë te gjinia tjetër. Pikë së pari meshkujt janë shprehur se e urrejnë kur një femër përdor shumë makiazh, pasi sipas tyre duket sikur në vend të fytyrës ka një maskë.

Një tjetër gjë e padurueshme për meshkujt, është zëri i shtirur që femrat përdorin për të qënë sa më joshëse. Në fakt duhet të dini se shkaktoni ndjesi të kundërt për meshkujt kur praktikoni këtë metodë. Femrat shpenzojnë shuma marramendëse parashë për të fryrë buzët dhe gjoksin. Gabim, shumë gabim. Meshkujt pëlqejnë gjoksin e vogël dhe buzët normale. E për sa i përket mbushjes së vetullave me metodat moderne, meshkujt mendojnë se dukeni shumë qesharake.

(Kosova Sot)