< Roman dashurie: Kur dashurohesh në një mashkull më të ri (5) - Dashuri - Kosova Sot
 Roman dashurie: Kur dashurohesh nė njė mashkull mė tė ri (5)

Roman dashurie: Kur dashurohesh nė njė mashkull mė tė ri (5)

-Të faleminderit, zemër je. Por, a është ai ndonjë tip i rrezikshëm, shtëpinë plot me shpata, pistoleta dhe municion? Ta di që së pari ta godas e ti them se ia kam shpuar gomat? -Ky është një njeri shumë i ultë, por kur të shikoj ty në derë, kaq të madh nga trupit, besoj se nuk do të kafshojë. Kështu i tha dhe vrapoi shkallëve. Kur Lulja e kishte mbyllur derën, iu desh të qeshte nga zemra. Kishte diçka të veçantë, djaloshare në atë burrë. Si nuk i kishin ndodhur gjëra të tilla për t'ia thyer monotoninë e përditshmërisë, por edhe nuk e kishte mundësitë që të fliste me të panjohurit, përpos mësimin dhe gjuhët e huaja.

E gjithë kjo iu duk si një ëndërr e bukur. U kthye në kuzhinë, kishte filluar gatimin, por 'problematiku' nuk po i largohej nga mendja. MST/ Kapitulli i tretë Të nesërmen po bënte petulla. Ishte munduar aq shumë në përgatitjen e tyre, saqë për një moment e kuptoi se e kishte tepruar. Kur tashmë ishin të gatshme, i nxori nga furra dhe po i shikonte me një sy kritiku. I vendosi në pjatë, e më pas i kishte vendosur në një pjatë më të madhe dhe i kishte dërguar në dhomën e ditës, ku një studente e saja mezi po e kryente një detyrë, të cilën ia kishte besuar Lulja. -Pusho pak. Provoje këtë dhe më thuaj si është. Vajza u befasua me gjestin e saj. Lulja gjithmonë ishte e mirë ndaj nxënësve, por kishte ruajtur distancën dhe kurrë nuk kishte bërë një gjest të tillë. -Faleminderit. Por së pari t'i përfundoj detyrat. Lëri, më pas i përfundon. Vajza ngadalë mbylli fletoren dhe mori petullën.

Lulja po vështronte reagimin pas kafshatës së parë. Por, vajza nuk e kishte idenë se ajo ishte një degustator, nuk kishte komentuar asgjë, por vetëm filloi me kafshatën e dytë. Pas kafshatës së pestë. Lulja u desh ta shtronte pyetjen. -Si po të duken? -Fantastike. A mund të më japësh edhe një? Lulja solli edhe më shumë petulla nga kuzhina, dhe ishte me fat se kishte bërë më shumë se tridhjetë të tilla. E më pas ishte ngutur ta përfundojë orën, në mënyrë që të ketë kohë që të rregullohet pakëz para se fituesi të arrinte për preminë e tij. Tashmë ishte ora shtatë, kur e kishte kuptuar se i panjohuri nuk do të vinte të merrte petullat e tija. U shikua në pasqyrë dhe po qeshte me veten e saj, aq shumë saqë nuk qante. Flokët e krehur, të lëshuar të valëviten lirshëm. E veshur në xhinse të ngushta dhe në bluzë, me maskarë, të cilën e kishte përdorur vetëm atëherë kur shkonte në teatër, e zemëruar në veten e saj, iu duk vetja si një teto, e cila shkaku i një problematiku që me pahir i kishte ardhur në derë, luante rolin e një vajze të bukur dhe të freskët. /vijon/

(Kosova Sot)

17 orë e 53 minuta më parë